Fjalë Kyçe

Kjo është shuma që ka investuar Remzi Ejupi te Prishtina që kur mori drejtimin e klubit në vitin 2004

Kjo është shuma që ka investuar Remzi Ejupi te Prishtina që kur mori drejtimin e klubit në vitin 2004

Remzi Ejupi dhe pjesa aktuale e bordit të FC Prishtinës janë drejtuesit me jetëgjatësinë më të madhe në futbollin kosovar ndonjëherë në histori, shkruan Gazetasheshi.com.

Ejupi kishte zëvendësuar Beqir Aliun në krye të klubit në vitin 2004 dhe më pas pjesa tjetër është histori.

Klubi fillimisht është privatizuar në Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, ndërkohë që shumë investitorë kanë marrë aksione në klub, por që aktualisht kanë mbetur vetëm disa persona në vitet e fundit.

Mbi 7 milionë euro janë shpenzuar nga drejtuesit aktual të klubit FC Prishtina gjatë periudhës 15 vjeçare.

Klubi është privatizuar në vitin 2006 dhe vlera e 1% të aksioneve ka shkuar deri në 500 euro dhe një person nuk ka patur të drejtë të blejë më shumë se 12% të aksioneve.

Lajmin e ka konfirmuar vetë nënkryetari i klubit kryeqytetas, i cili në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova tha edhe shumë gjëra të tjera.