Fjalë Kyçe

Kjo është shuma që secili futbollist i Kosovës ka pranuar si premi

Kjo është shuma që secili futbollist i Kosovës ka pranuar si premi

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro premi për futbollistët e Kombëtares së Kosovës pasi këta të fundit fituan grupin në Nations League duke u kualifikuar në playoff.

Federata e Futbollit të Kosovës tashmë i ka shpërndarë paratë te futbollistët.

Sipas burimeve të Indeksonline, futbollistët janë shpërblyer me shuma të ndryshme varësisht nga angazhimi që kanë pasur në Nations League.

Mesatarisht çdo futbollist ka marrë nga 15 mijë euro, por ka prej atyre që kanë arritur premi deri në 20 mijë euro.