Fjalë Kyçe

Kjo është skuadra e vetme nga e cila frikësohet trajneri i Feronikelit

Kjo është skuadra e vetme nga e cila frikësohet trajneri i Feronikelit

Zekirija Ramadani, kryetrajner i Feronikelit ishte i ftuar të hënën në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, teksa analizoi skuadrën e tij dhe rivalët për titull.

”Vetëm skuadrës time i frigohem në luftën për titullin kampion, për shkak se mund të na kaplojë euforia dhe asesi nuk guxojmë të ndihemi komod pavarësisht distancës së pikëve që kemi ndaj Prishtinës dhe Llapit. Për derisa ekzistojnë të gjitha matematikat ne nuk kemi kohë për të festuar. Ndeshja me Prishtinën nuk e përcakton titullin kampion, pasi që në lojë ka edhe shumë ndeshje”, deklaroi Ramadani.

Feronikeli të mërkurën udhëton në kryeqytet për tu përballur me Prishtinën.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.