Fjalë Kyçe

Kjo është skuadra me sulmin më të frikshëm në IPKO Superligë

Kjo është skuadra me sulmin më të frikshëm në IPKO Superligë

Skuadra e Feronikelit pas javës së 28 në IPKO Superligën e Kosovës rënditet në pozitën e parë me pikë të njejta me skuadrën e Prishtinës e cila rënditet në pozitën e dytë, shkruan GazetaAlo.

Kjo skuadër njëherit ka edhe sulmin më të mirë në Superligë.

Feronikeli nga 28 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 53 gola dhe ka pranuar vetëm 12.

Nikli nga këto xhiro ka arkëtuar 65 pikë, 20 fitore 5 barazime dhe vetëm 3 humbje. /Gazeta Alo