Fjalë Kyçe

Kjo është skuadra me sulmin më të frikshëm në IPKO Superligë

Kjo është skuadra me sulmin më të frikshëm në IPKO Superligë

Pas 20-të xhirove, sa janë zhvilluar deri më tani në IPKO Superligë, skuadra e Feronikelit, ka arritur të shënojë më së shumti gola, shkruan GazetaAlo.

Futbollistët e Feronikelit, kanë tundur gjithsej 34 herë portën kundërshtare.

Nga 34 gola të shënuar gjithsej në IPKO Superligë, Kastriot Rexha ka shënuar 10 herë, Mendurim Hoti ka 6 gola të shënuar dhe top treshen e Niklit, e përmbyll Astrit Fazliu me 5 sosh.

Mirëpo, skuadra qëndron shumë mirë edhe në aspektin defanziv. Me vetëm 9-të gola të pranuara.

Sa i përket mbrojtjes, Feronikeli është e dyta që ka pranuar më së paku gola në Ipko Superligë. /GazetaAlo