Fjalë Kyçe

Kjo është skuadra me sulmin më të mirë në IPKO Superligë

Kjo është skuadra me sulmin më të mirë në IPKO Superligë

Nga 19 xhiro, sa janë zhvilluar deri më tani, skuadra e Feronikelit, ka arritur të shënojë më së shumti gola, shkruan GazetaAlo.

Futbollistët e Feronikelit, kanë tundur gjithsej 33 herë portën kundërshtare.

Nga 33 gola të shënuar gjithsej në IPKO Superligë, Kastriot Rexha ka shënuar 9 herë, Mendurim Hoti ka 6 gola të shënuar dhe top treshen e Niklit, e përmbyll Astrit Fazliu me 5 sosh.

Mirëpo, skuadra qëndron shumë mirë edhe në aspektin defanziv. Me vetëm 9-të gola të pranuara.

Sa i përket mbrojtjes, Feronikeli është e dyta që ka pranuar më së paku gola në Ipko Superligë. /GazetaAlo