Me fitoren e sotme ndaj Istogut, Dukagjini tashmë ka ‘uzurpuar’ pozitën e dytë që e dërgon direkt në Superligë, kurse Besa zbret në barazh, shkruan Gazetasheshi.com.
Vëllaznimi me barazim ndaj Vitisë ka humbur një mundësi të madhe që të jetë më afër pozitës së dytë.
Luftë e madhe po zhvillohen edhe në fundin e tabelës, atje ku shumë skuadra po tentojnë t’i ikin më të keqes.
Asgjë e definuar deri në xhiron e fundit, duke dëshmuar për një kampion që nuk është parë në edicionet e kaluara.