Fjalë Kyçe

Kjo është vetura më e shitur gjatë vitit 2021 në Kosovë

Kjo është vetura më e shitur gjatë vitit 2021 në Kosovë

Në top pesë vendet e para në veturat më të shitura për vitin 2021 në Kosovë, nuk janë as Mercedes-Benz, as AUDI e as BMW.

Sipas ‘DriveZone’, në top pesë veturat më të shitura në Kosovë për vitin 2021 janë, Renault, Skoda, Volkswagen, Dacia dhe Toyota.

Kjo faqe në Facebook, këto të dhëna i ka raportuar sipas informacioneve të marra nga QAK.

Në vitin 2021 në Kosovë janë shitur 437 Renault, 383 Skoda, 379 Volkswagen, 309 Dacia dhe 304 Toyota.

Në total vetura të shtirua me 00 kilometra, janë shitur 3454 vetura në vitin 2021.

Më poshtë keni listën e 15 veturave më të shitura në vitin e kaluar:

Renault 437 vetura të shitura

Skoda 383 vetura të shitura

Volkswagen 379 vetura të shitura

Dacia 309 vetura të shitura

Toyota 304 vetura të shitura

Suzuki 268 vetura të shitura

Peugeot 218 vetura të shitura

Kia 188 vetura të shitura

Opel 136 vetura të shitura

Merecedes-Benz 134

Hyundai 123 vetura të shitura

Ford 112 vetura të shitura

Citroen 101 vetura të shitura

Audi 74 vetura të shitura

Fiat 59 vetura të shitura