Fjalë Kyçe

Kjo është Xhamia e vetme në botë që mban emër të krishterë. Mos u habisni me vendndodhjen!

Kjo është Xhamia e vetme në botë që mban emër të krishterë. Mos u habisni me vendndodhjen!

Në të gjithë botën ka vetëm një Xhami që mban emër të krishterë, dhe ajo ndodhet pikërisht në vendin tonë.

Bëhet fjalë për Xhaminë e Gjin Aleksit në Delvinë, e cila është një nga perlat e arkitekturës që mbart vlera të rralla të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

“Sot vizitova Xhaminë e Gjin Aleksit në Delvinë, e vetmja xhami në botë që ka emër të krishterë. E ndërtuar mbi rrënojat e një manastiri bizantin, kjo perlë e arkitekturës, me vlera të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, ka në oborrin e saj një xhami, një kishë dhe një teqe, si dëshmia më e gjallë e bashkëjetesës kulturore dhe fetare të shqiptarëve”, shkruan ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, teksa ndan foton e kësaj xhamie.