Fjalë Kyçe

Kjo ishte deklarata e portierit të Prishtinës para ndeshjes me Feronikelin

Kjo ishte deklarata e portierit të Prishtinës para ndeshjes me Feronikelin

Feronikeli ka mundur Prishtinën nè sfiden vendimtare për titullin kampion, shkruan GazetaAlo.

Numri një i skuadrës së Prishtinës Visar Bekaj para ndeshjes me Feronikelin ishte shprehur i bindur për fitoren ndaj Feronikelit.

“Është një ndeshje shumë e vështirë, të gjithë i dimë cilësitë e Feronikelit, por ne besojmë se do të shpallemi kampion. Kur të gjithë deklaruan se Prishtina nuk ka gjasa për titull, ne e dëshmuam të kundërtën dhe sot nga Drenasi do të kthehem me titull. Tifozët e Prishtinës e meritojnë, pasi për një klub si Prishtina të mos shpallet kampion tash e gjashtë vite është shumë”, ka thënë Bekaj.

21 vjeçari ka shtuar se për këtë ndeshje kemi punuar shumë duke analizuar pikat e forta të sulmit të “Niklit”.

“Kemi punuar jashtëzakonisht shumë në stërvitjet e fundit, kemi analizuar çdo lëvizje të sulmit të tyre. Shpresoj që edhe këtë ndeshje të mos pranoj gol, është ëndërr për çdo portier”, ka përfunduar Bekaj.