Gjira ia mbylli gojën ndjekëses që e krahasoi me gjyshe.
Gjira është një ndër emrat më të dashur të estradës, ani pse kohën e fundit nuk është aktive në muzikë, shkruan lajmi.net.
Ajo kishte sjellë një ndryshim në estradë, andaj këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen ende nga fansat e saj.
Por, në rrjete sociale nuk mungojnë edhe komentet negative nga ata që pëlqejnë artiste të tjera, madje një prej tyre e krahasoi me gjyshe.
“Kjo rrepere, kjo eshte gjyshe fare”, shkroi komentuesja.
“Cka keni more me kto komente? Mos u tutni se nuk perseritna mo jo…Femra 30 vjet… ne ma t’miren kohe- ma bojn gjyshe… po skeni faj se te ju qikat me 16 vjet po bohen gra”, përgjigjet Gjira.