Fjalë Kyçe

Kjo rrugë që iu çon nga Prishtina drejt Gjilanit do të jetë e mbyllur nesër

Kjo rrugë që iu çon nga Prishtina drejt Gjilanit do të jetë e mbyllur nesër

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të jetë e bllokuar për qarkullim një pjesë e rrugës Prishtinë – Gjilan, konkretisht segmenti nga “Albi Mall” deri tek “Pallati i Drejtësisë”.

“Njoftojmë se nesër me datë 22.05.2020 (e premte), prej orës 8:00 deri në ora 13:00, për shkak të zhvillimit të punimeve (vendosjen e portalit), përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve në trafikun rrugor, në rrugën nacionale N25.2 Prishtinë – Gjilan, segmenti nga “Albi Mall” deri tek udhëkryqi për “Pallatin e Drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Gjatë kësaj periudhe kohore 5 pesë orëshe, qarkullimi i automjeteve do të jetë i mundur nëpër rrugën e vjetër për Gjilan dhe anasjelltas.

“Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment, që të respektojnë këtë”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment rrugor.