Fjalë Kyçe

Kjo shkollë ndahet në dysh për kompensimin e orëve të humbura

Kjo shkollë ndahet në dysh për kompensimin e orëve të humbura

Vendimi i ministrisë së Arsimit ishte që të kompensohet orët e humbura nga greva që u mbajt javë më parë.

Këtë nuk e mbështeti Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bile këta edhe e paditën MAShT-in për vendimin e ministrit, Shyqyri Bytyqi.

Disa shkolla kanë filluar kompensimin e orëve, por disa të tjera ende janë me SBASHK-un.

Shkolla fillore “Lidhja e Pejës” është ndarë në dysh sa i përket kompensimit, pasi cikli i ulët dhe fillor janë duke kompensuar orët për javën e tretë, ndërsa cikli i mesëm i ulët, jo.

Për klankosova.tv rreth kësaj çështje ka folur vetë Drejtori i shkollës, Naim Husaj.

“Cikli i ulët dhe fillor janë duke kompensuar orët për javën e tretë, ndërsa nga klasa e 6 deri në 9 nuk po mbajnë mësim pasi po anojnë nga SBASHK-u. Disa nxënës në numër të vogël kanë ardh por profesorët nuk vijnë”, ka thënë Husaj.