Fjalë Kyçe

Kjo skuadër e Ligës së Parë po mahnitë me paraqitje

Kjo skuadër e Ligës së Parë po mahnitë me paraqitje

Vitia vazhdon të tregojë suksese këtë edicion në Ligën e Parë. Skuadra e Milaim Zuzakut ka fituar duelin e rëndësishëm me Besën dhe vazhdon të qëndrojë në mesin e ekipeve që kërkon Superligën.

Vitiasit pas kësaj fitoreje ndodhen në vendin e katërt dhe kanë 34 pikë, vetëm dy më pak se Dukagjini që është i dyti.

Ndryshe, Vitia mposhti Besën 2:0 me golat e Ergon Hysenit dhe Urim Statovcit.

Kësisoj, skuadra e Zuzakut po punon fshehurazi pa bujë të madhe drejt suksesit të madh.