Është skuadra e Tottenham Hotspur që po kërkon Thomas Strakoshën, si një zëvendësim afatgjatë të portierit të tyre Hugo Lloris.
Lajmi bëhet i ditur nga media italiane ‘Calciomercato’, përcjell lajmi.net.
Skuadra angleze pritet të përballet me bisedime të vështira për të bindur Lazion për të hequr dorë nga portieri i Kombëtares Shqiptare.
Strakosha është pjesë e Lazios që nga viti 2012, ku i është bashkuar grupmoshave të reja.
23 vjeçari deri më tani ka regjistruar 80 paraqitje për ekipin e parë të Lazios.