Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet në ora 14:30.
Burime të Klan Kosova brenda Kuvendit bëjnë të ditur se takimi do të mbahet me nënkryetarë dhe shefa të grupeve parlamentare, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se kjo mbledhje vjen pas dështimit të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit që u mbajt mbrëmë.