Fjalë Kyçe

Klerikët katolikë francezë abuzuan me 216,000 fëmijë nga viti 1950

Klerikët katolikë francezë abuzuan me 216,000 fëmijë nga viti 1950

Rreth 216,000 fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit nga klerikët katolikë në Francë që nga viti 1950, ka thënë kreu i një paneli që heton abuzimet nga anëtarët e Kishës.

Jean-Marc Sauvé ishte duke folur për publikimin e një raporti të gjatë mbi abuzimin seksual në Kishën Katolike Franceze, njofton Klan Kosova.

Ai tha se numri mund të rritet në 330,000 kur përfshihet abuzimi nga anëtarët laikë të Kishës.

Një viktimë e quajti raportin pikë kthese në historinë e Francës.

Duke folur në zbulimin e raportit, ai dënoi hierarkinë e kishës dhe e quajti institucionin jofunksional.

Sauvé, një nëpunës i lartë civil, tha se Kisha Katolike kishte treguar “indiferencë mizore” ndaj viktimave, shkruan BBC.

Komisioni gjeti dëshmi për 2,900 deri në 3,200 abuzues – nga gjithsej 115,000 priftërinj dhe klerikë të tjerë.

Raporti u bazua në arkivat e Kishës, gjykatës dhe policisë, si dhe intervistat me viktimat. Shumica e rasteve të vlerësuara nga kolegji mendohet se janë shumë të vjetra për t’u ndjekur penalisht sipas ligjit francez.

Hetimi është mandatuar nga Kisha Katolike Franceze në vitin 2018, pas një numri skandalesh në vende të tjera.