Fjalë Kyçe

Klinë: E plagosi gruan, rrugës për në QKMF vetëaksidentohet dhe përfundojnë të dy në spital

Klinë: E plagosi gruan, rrugës për në QKMF vetëaksidentohet dhe përfundojnë të dy në spital

Në fshatin Perqevë të Komunës së Klinës, burri plagosi me armë zjarri gruan e tij.

Pas një mosmarrëveshje mes çiftit, burri ka nxjerrë armën dhe ka plagosur gruan e tij me armë, pas kësaj ai duke e dërguar me veturë për në spital ka shkaktuar vetë-aksident trafiku.

Si pasojë e kësaj janë lënduar të dytë, gruaja është dërguar me ndihmën e shpejtë në Spitalin e Pejës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka plagosur me pistoletë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari gjatë transportimit të viktimën me veturë për në drejtim të QKMF, ka shkaktuar vet-aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy pasagjeret, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Spitalin e Pejës. Është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policisë.