Fjalë Kyçe

Klinikat në krizë për gjak, këto janë grupet që mungojnë më shumë

Klinikat në krizë për gjak, këto janë grupet që mungojnë më shumë

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut është duke u përballur me mungesa të mëdha të grupeve negative të gjakut.

Sipas drejtoreshës Bukurije Zhubi, derisa kjo qendër aktualisht po arrin t’i përmbushë kërkesat për doza të gjakut nga klinikat e QKUK-së, kërkesat më vështirësi po arrijnë t’i mbulojnë për grupet zero negativ, por edhe për grupet A dhe B Negativ, raporton KOHA.

Sigurimi i këtyre grupeve, sipas Zhubit, është më i vështirë edhe për shkak të faktit se vetëm rreth 13% e popullatës u përket këtyre grupeve.

Transfuzioni i gjakut, gjithashtu, nuk ka mjaftueshëm doza të trombociteve, kjo pasi që sipas Zhubit, përfitimi i tyre bëhet vetëm brenda ditës kur dhurohet gjaku.

Sipas Zhubit, përveç kërkesave nga klinikat e ndryshme, Transfuzioni i Gjakut gjatë kësaj kohe vazhdimisht ka furnizuar me doza të gjakut edhe klinikat që po trajtojnë pacientët me COVID-19.

E për të siguruar sasi të dozave më të mëdha të gjakut, Qendra e Transfuzionit gjatë këtyre ditëve ka nisur aksione në terren të dhurimit të gjakut.