Fjalë Kyçe

Klitschko po rikthehet në ring, do të përballet me kundërshtarin britanik

Klitschko po rikthehet në ring, do të përballet me kundërshtarin britanik

Wladimir Klitschko po planifikon që të rikthehet në ring për një tjetër ndeshje boksi.

Raportohet se ukrainasi po shqyrton mundësinë për të dueluar me boksierin britanik, Dillian Whyte, transmeton lajmi.net.

Klitschko mbanë rekordin për kohën e të qenit kampion, me 4383 ditë dhe e ka mbrojtur titullin e tij 14 herë radhazi.

Ish kampioni i Botës u largua nga sporti në vitin 2017 pas një humbjeje spektakolare nga Anthony Joshua, në “Wembley”.

Ai gjithashtu kishte pësuar humbje nga Tyson Fury, dhe kjo është hera e parë që ai është mundur dy herë radhazi.

Tani veterani po mendon që të kthehet për një ndeshje me britanikun tjetër, Dillian Whyte.

Padyshim se të gjithë adhuruesit e boksit do ta mirëprisnin një rikthim të ish kampionit të Botës.