Fjalë Kyçe

Kllokoqi: Masat e reja u aplikuan shumë shpejt, restoraneve u shkuan poshtë përgatitjet për vikend

Kllokoqi: Masat e reja u aplikuan shumë shpejt, restoraneve u shkuan poshtë përgatitjet për vikend

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka thënë se aplikimi i masave të reja për vikend pa paralajmërim të mëhershëm ishte i palogjikshëm.

Kllokoqi në emisionin DPT te Fidani në T7 tha se të gjitha furnizimet që restorantet dhe kafenetë i kishin bërë për vikend u kanë shkuar dëm.

“Nuk jemi pajtu me masat e reja në asnjë moment, që i paraqesin shumë shpejt si 4 për 8 pasdite. Restorantet që u furnizuan për vikend krejt u ka shkuar poshtë. Mundet me prit 2-3 ditë secili send. Nuk mundesh me dalë as si ministër as si kryeministër me ndalu dicka nëse nuk ke buxhet të fortë. Këtu vec dalin me masa e asgjë nuk bëjnë”, ka thënë Kllokoqi në T7.

Tutje ai tha se këndellja është problem me u bë edhe pasi që të përfundojë pandemia.

“Pa e shtri dorën shteti është e pamundur. Problemi kemi shumë të mëdha”, shtoi Kllokoqi.