Fjalë Kyçe

Klopp befason të gjithë, e kontakton në telefon futbollistin më të fuqishëm në botë

Klopp befason të gjithë, e kontakton në telefon futbollistin më të fuqishëm në botë

Futbollisti më i fuqishëm në botë që luan për Wycombe, Adebayo Akinfenwa të hënën ka pranuar një mesazh të befasishme nga trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman e thirri Akinfenwan që ta uroj për suksesin që ai dhe skuadra e tij arritën së fundmi, transmeton Indeksonline.

Ëycombe arriti që të promovohet në “Championship”, që është një nivel më poshtë se Premier Liga.

Mesazhin që e ka marrë në “Whatsapp” nga Klopp, e ka bërë të ditur vet lojtari në rrjetin social “Tëitter”.

“Përshëndetje gjigant, urime! E shikova ndeshje, nuk pash intervista pas ndeshjes, por Hendo apo njëri nga lojtarët e mi më tregoj se ti deshe që të kontaktoje mua, çfarë ke dashur të më thoshe. Nëse mund të flasësh me mua në WhatsApp, atëherë më thirr. Urime. Besoj që tërë jetën ke dëshiruar që të luash në Championship, tani je aty. Fitore, fitore e mrekullueshme. Edhe në këtë kohë të çuditshme, shpresoj të festosh në mënyrë të përshtatshme”, ka thënë Klopp në mesazhin dërguar Akinfenwas.