Fjalë Kyçe

Klopp: Guardiola është trajneri më i mirë i epokës sonë

Klopp: Guardiola është trajneri më i mirë i epokës sonë

Jurgen Klopp ka dhënë komentet e tij lidhur me Pep Guardiola.

Një nga rivalitetet më të mëdha në vitet e fundit në futboll, në konkurrencën e trajnerëve, ka qenë ajo mes Klopp dhe Guardiola.

Pasi kontestuan njëri tjetrin në Gjermani, dyshja u përballen edhe në Premierligë, ku të dy patën sezonet e tyre dominuese.

Megjithatë, Klopp nuk heziton ta pranojë se Guardiola është trajneri më i mirë i kësaj epoke.

“Unë respektoj atë që ai po bën. Kur u takohemi, unë dua ta mposht atë. Por, unë nuk kam asnjë problem për të thënë mendimin tim 100% të sinqert se ai është trajneri më i mirë i epokës sonë”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Nuk është problem për mua. Kjo nuk më ulë vetbesimin apo diçka të tillë. Unë kam luftuar shpesh kundër skuadrave të Guardiola. Unë nuk e di sa vite… rreth tri në Gjermani. Nuk isha as afër skuadrave të tij, kështu që duhej mënyrë tjetër për të arritur këtë betejë”, ka shtuar gjermani.

Klopp ka fituar luftën e këtij sezoni në Premierligë, duke u shpallur kampion me Liverpool, por në ndeshjen e parë si kampion, ai u gjunjëzua nga Guardiola, duke pësuar 4:0.