Fjalë Kyçe

Klopp i zhgënjyer me humbjen nga City, ja çfarë thotë

Klopp i zhgënjyer me humbjen nga City, ja çfarë thotë

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, nuk ka qenë aspak i kënaqur pas humbjes 2-1 të pësuar në fushën e Manchester City-t.

“Ka qenë një ndeshje shumë intensive. Ne kemi qenë të pafat në finalizime. Mund të them se kemi patur më pak fat se City. Sane shënoi, ndërsa Mane goditi shtyllën. Ata dominuan në disa momente të ndeshjes, por ne reaguam dhe krijuam raste, të cilat nuk i shfrytëzuam”, ka thënë Klopp.

“Më pëlqen shumë Vincent Kompany, por si ka mundësi që nuk u ndëshkua me të kuq? Ishte lojtari i fundit dhe bëri një ndërhyrje të gabuar. Nëse do ta kishte goditur më fort, Salah do ta kishte mbyllur sezonin. Nuk është e lehtë për arbitrat dhe ai mund ta shikojë ndryshe atë moment nga unë”, ka vazhduar Klopp.

“Ne mund të luajmë më mirë, por duhet të pranojmë edhe se nuk mund të dominojmë gjithmonë. Me pak fat mund të kishim barazuar 2-2, që do të kishte qenë rezultati perfekt për ne”.