Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp insiston se nuk do shkojë askund, derisa ka filluar të ketë presion.
Tekniku gjerman thuhet se ndoshta do shkarkohet pas tri humbjeve radhazi në Premierligë, transmeton lajmi.net.
Por, Klopp thotë se nuk mendon të largohet nga Liverpooli.
“Spekulime se ndoshta do largohet ose pak pushim? Asnjëra nuk është e vërtetë. Nuk kam kohë për pushim”.
“Të gjithë e dinë që jemi në një kohë të vështirë dhe gjithmonë ia kemi dal si familje 100 për qind. Jam 53 vjeçar, kam qenë në futboll për 30 vite, mund të ndalem, nuk më interesojnë gjërat përreth”.
“Sigurisht na prekin disa gjëra që mund të ndodhin, por asgjë nuk është për t’u shqetësuar”, u shpreh ai.
Ndeshja e radhës për Liverpoolin në Premierligë është kundër rivalit lokal, Everton.