Fjalë Kyçe

Klopp ndryshon orarin e stërvitjeve gjatë Ramazanit, pas kërkesës së lojtarëve myslimanë

Klopp ndryshon orarin e stërvitjeve gjatë Ramazanit, pas kërkesës së lojtarëve myslimanë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop, ka ndryshuar orarin e stërvitjeve në klub, pas kërkesës së disa lojtarëve myslimanë, të cilët e propozuan si më të përshtatshme që të stërvitshin në mëngjes, kur janë më energjikë, dhe jo pasditeve, siç ndodhte zakonisht, pasi që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Mane,i cili agjëron gjatë këtij muaji, ka treguar për sfidat me të cilat përballet ai dhe bashkëkombësit myslimanë, Mohamed Salah, Ibrahima Konate dhe Naby Keita.

“Nuk është e lehtë sepse të luash, të stërvitesh dhe të bësh Ramazan nuk është aspak e lehtë. Por para Ramazanit ne u përpoqëm të flisnim me kapitenin Henderson për t’i thënë shefit se ndoshta mund të ndryshojmë orarin dhe të stërvitemi në mëngjes. Është më e lehtë për ne. Nëse stërviteni në mëngjes, atëherë keni kohë për të pushuar dhe për të shkuar në shtëpi. Nëse stërviteni rreth pasditeve, do të jetë e vështirë”, tha Mane.

Kur u pyet se si veprojnë kur janë duke agjëruar në ditët e ndeshjeve, Mane tha se nuk është e lehtë, por tha se stafi përpiqen të bëjnë gjithçka më të lehtë, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

“Ne flasim me nutricionisten tonë, dhe veçanërisht para ditës së lojës ajo bëri gjithçka më të lehtë për ne për t’u siguruar që ne mund ta bëjmë iftar gjatë lojës”.