Fjalë Kyçe

Klopp nuk beson se Liverpool mund ta thyej rekordin e Man City

Klopp nuk beson se Liverpool mund ta thyej rekordin e Man City

Jurgen Klopp nuk beson se skuadra e tij mund ta thyej rekordin e Manchester City.

Liverpool e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Premierligë, duke regjistruar shtatë fitore në shtatë ndeshjet e para.

Përfshirë ndeshjet e edicionit të kaluar, ‘Reds’ janë në një seri prej 16 fitoreve radhazi, duke iu afruar kështu rekordit të Manchester City, kur ‘Citizens’ regjistronin 18 fitore radhazi.

Por, trajneri i Liverpool, Klopp, beson se ai rekord është vështirë të thyhet, dhe nuk pret një gjë të tillë nga skuadra e tij.

“Ndeshje interesante po afrojnë. Nuk duket e mundshme. Por, ne do të provojmë” ka thënë trajneri i Liverpool, transmeton lajmi.net.

“E di se si mendojnë njerëzit për këto gjëra, por unë nuk shqetësohem shumë për numrat, të them të drejtën. Është vetëm një numër” ka thënë tutje Klopp.

Liverpool do të ketë një përballje të vështirë ndaj Leicester në kuadër të Premierligës, por do të përballet edhe me Manchester United.