Fjalë Kyçe

Klopp nuk heq dorë nga ylli i Real Madridit

Klopp nuk heq dorë nga ylli i Real Madridit

Liverpool nuk e harron Marco Asensio. Klubi nga “Anfield” ishte në kërkim të sulmuesit në fjalë edhe vitin e kaluar, por Real Madridi e shpalli atë të pashitshëm.

Drejtuesit e gjigantëve spanjollë ishin të sigurt se “20” llogaritet pjesë kyçe e të tashmes dhe të ardhmes së klubit të bardhë.

Megjithatë, Jurgen Klopp është ende i dashuruar me 23-vjeçarin dhe, sipas faqes së internetit “El Desmarque”, të cilës i referohet “Mundo Deportivo”, kampionët e Europës janë gati të vendosin në tavolinë 74 milionë euro për sulmuesin. 

Marco Asensio ka qenë gjithmonë ndër lojtarët më të rëndësishëm të Zidane, edhe kur vinte nga stoli, në eksperiencën e parë të trajnerit francez në “Bernabeu”.

Megjithatë, performanca e tij tepër e dobët e sezonit të kaluar, e ka vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e Asensio te Real Madrid. Ai ndihet si një “i burgosur” te të bardhët, pa pasur hapësira aktivizimi.

Liverpool, i cili e ndjek atë për një kohë të gjatë, mbetet në vëzhgim të sulmuesit dhe është i gatshëm të ofrojë një shumë të madhe parash për ta marrë në Premier League.