Fjalë Kyçe

Klopp nuk i beson askujt

Klopp nuk i beson askujt

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë një deklaratë tejet interesante.

Ai ka thënë se nuk i beson askujt në garën për titull, në kuptimin që nuk e sheh asnjë të përjashtuar.

“Askujt s’duhet besuar” ka thënë Klopp duke refuzuar që të përjashtojë nga gara Chelsean, Arsenalin apo Tottenhamin, transmeton lajmi.net.

“Gjithmonë kam konsideruar Tottenhamin si një nga kandidatët. Asnjëherë nuk i kam nënvlerësuar ata” ka thënë tutje gjermani.

“Janë disa skuadra në garën për titull, dhe mendoj se ashtu duhet të jetë deri në fund” ka insistuar Klopp.

Liverpool e ka mbyllur stinorin dimëror si kampion në Premierligë, duke u renditur momentalisht në vendin e parë me 4 pikë më shumë se Manchester City.