Jurgen Klopp ka konfirmuar se dy mesfushorët e Liverpoolit, Thiago dhe Jordan Henderson po i afrohen rikthimit të tyre në fushën e blertë.
Dyshja, të cilët u kthyen për para-sezonin më vonë se disa nga shokët e tyre të skuadrës pas përfshirjes së tyre në Euro 2020, nuk u shfaqën në fitoren 3-0 ndaj Norwich në fundjavën e xhiros hapëse të sezonit të ri të Premier Ligës.
Sidoqoftë, Klopp tha se të dy lojtarët mund të përfshihen për në ndeshjen ndaj Burnley, në Anfield të shtunën.
“Ata janë shumë më afër, po. Ata duken mirë, tani ne duhet të marrim vendimin,” tha Klopp në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Ata dukeshin vërtet mirë në stërvitje, kështu që më takon mua të marr disa vendime.”
Klopp, i cili konfirmoi se bisedimet e reja për kontratën mes klubit dhe Henderson mbeten në vazhdim për t’u zgjidhur, gjithashtu foli për emocionet për skuadrën e tij që do të luajë para një turme të plotë në Anfield për herë të parë që nga marsi i vitit 2020.
“Zakonisht kur nënshkruani për Liverpoolin një nga dy ose tre gjërat e para që prisni është ndeshja juaj e parë në Anfield, për ta ndier dhe për ta përjetuar atë atmosferë,” tha Klopp.
Liverpooli ishte në një ecuri prej 68 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi në kuadër të Premier Ligës, dhe skuadra që i’a shkaktoi disfatën pas një kohe të gjatë në Anfield ishte ajo e Burnleyt e cila e kishte mposhtur 1-0 në janar të sezonit të kaluar, megjithatë Klopp këmbënguli se nuk po kërkon hakmarrje kundër skuadrës së Sean Dyche.
“Futbolli është i mundur për t’u shijuar vetëm atëherë kur luan në një mënyrë pozitive”, theksoi Klopp.
“Nuk ka garanci atje, aspak, veçanërisht jo kundër Burnley sepse ato mund ta bëjnë jetën tuaj me të vërtetë të pakëndshme.
“Ata mbrohen mirë dhe kanë futbollistë vërtet të mirë në ekip. Sean (Dyche) po bën një punë të shkëlqyer atje. Ai i vendos ata (lojtarët) në mënyrë të qartë, kanë goditje të mira, kanë shumë gjëra të mira.
“Ata kanë një mënyrë të qartë të lojës, kështu që për këtë ne përgatitemi, por kjo nuk është ndonjë hakmarrje”, ka përfunduar gjermani.