Fjalë Kyçe

Klopp thumbon Guardiolan para ndeshjes City-Liverpool, ja çfarë thotë

Klopp thumbon Guardiolan para ndeshjes City-Liverpool, ja çfarë thotë

Pep Guardiola ka thënë se Liverpool është skuadra më e mirë në botë, por Jurgen Klopp e di mirë se kjo është vetëm një strategji e spanjollit.

Për këtë arsye gjermani është përgjigjur në të njëjtën mënyrë.

“Kam dëgjuar fjalët e Pep, por ka thënë ekipi më i mirë ‘i momentit’. Unë e di se jemi në formë dhe se jemi një skuadër shumë e fortë, për këtë arsye kemi marrë këto rezultate të mira dhe kemi grumbulluar këto pikë, por nuk jemi ekipi më i mirë në botë”, tha Klopp.

“Nuk do të shkojmë në Manchester si favoritë, sepse dy javë më parë ishim mbrapa tyre. Këto janë vetëm fjalë, ne mendojmë vetëm të përgatitemi për një ndeshje të madhe. Do të jetë shumë e vështirë, por presim me padurim që të luajmë. Ata janë të fortë dhe kanë një trajner të mrekullueshëm, mendoj se është një nga ndeshjet më të vështira për t’u luajtur”.

Klopp më pas ka zbuluar se çfarë duhet të bëjnë lojtarët e tij për të fituar: “Duhet të tregohemi të guximshëm, të luajmë me një dëshirë të madhe kundër një ekipi që unë mendoj se është më i miri në botë”, theksoi ai, transmeton telesporti.

Të enjten në mbrëmje do të zbulojmë se cili ekip i meriton më shumë komplimentet e marra nga kundërshtari.