Fjalë Kyçe

Klopp zbulon se çfarë iu tha lojtarëve në zhveshtore

Klopp zbulon se çfarë iu tha lojtarëve në zhveshtore

Jurgen Klopp ka zbuluar atë që ai u tha lojtarëve të tij pas humbjes në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Reds u mposhtën 3-0 në Camp Nou të mërkurën mbrëma, pasi Barcelona mori një hap të madh për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ish ylli i Liverpoolit, Luis Suarez, realizoi përpara se Lionel Messi shënoi dy gola në shtatë minuta për të dhënë kontrollin e Barçës ndaj rivalëve nga Anglia.

I pyetur se çfarë u tha lojtarëve të tij në dhomën e veshjes pas humbjes, Klopp tha: “Unë thashë se jam vërtet krenar për ta, se me të vërtetë më pëlqeu loja. Ata nuk duhet të mendojnë për ndeshjen e ardhshme kundër Barcelonës, tani ne luajmë në Newcastle. Atje është i gjithë fokusi ynë. Ne shkojmë në hotel, kemi një gjumë të duhur, ngrihemi në mëngjes, fluturojmë në shtëpi dhe pastaj përgatitemi për Newcastle. Çfarëdo që të ndodhë, këta djem, nuk mund të isha më krenar për ta. E njoh rezultatin dhe njerëzit që nuk e kanë parë këtë lojë do të thonë gjëra të çuditshme, ne e pranojmë atë me lehtësi”.