Fjalë Kyçe

Klopp zbulon të ardhmen: Kam kontratë këtu, por më pëlqen…

Klopp zbulon të ardhmen: Kam kontratë këtu, por më pëlqen…

Trajneri aktual i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar prapaskenat në kohën kur ai ishte ende drejtues i ekipit të Borussia Dortmundit.

Ai ka thënë se presidenti i Napolit, De Laurentis i ka kërkuar atij të shkojë të drejtojë ekipin e tij në Itali, por në fund ai ka zgjedhur që të drejtojë anglezët e Liverpolit.

“Unë kam ende edhe 3 vite e gjysmë kontratë me Liverpool dhe nëse do të më kërkojnë sërish nga Seria A do të vij këtu, të drejtoj në Itali. Italia më pëlqen shumë, ashtu sikurse edhe ushqimi i saj edhe pse nuk e flas gjuhën tuaj. Më pëlqen presidenti De Laurentis, një njeri që i thotë gjërat troç, pa u fshehur pas fjalëve. Ai ka ditur gjithnjë të zgjedhë trajnerët e duhur për Napolin, si Benitez, Sarri dhe tani Ancelotti. Unë, tani për tani, jam i kënaqur te Liverpool, në të ardhmen mund të jem në Serinë A”, ka thënë Klopp.