Fjalë Kyçe

Kloppi ankohet për lëndime të shumta në skuadër

Kloppi ankohet për lëndime të shumta në skuadër

Liverpooli po vazhdon të ketë probleme me lëndime në fazën e mbrojtjes. Pas Virgil van Dijk e Joe Gomez, listës së të lënduarve i janë shtuar edhe Fabinho dhe mbrojtësi Joel Matip.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka deklaruar se ai ka nevojë për transferimin e një qendërmbrojtësi.

“Ju mund ta imagjinoni se ne mendojmë për gjithçka, natyrisht. Ne kemi menduar tërë kohën, po mendojmë gjatë gjithë kohës. Bëhet fjalë për ta bërë gjënë e duhur”.

Ne kemi lojtarë akoma, por jo shumë në vijën mbrojtëse për të qenë i sinqertë”, deklaroi Klopp.

Liverpooli, pas 20 ndeshjeve në Premier League, është në vendin e katërt me 37 pikë.