Veterani i sulmit u largua nga Kayserispori në Turqi dhe mund të rikthehet këtë javë në Premierligë
Newcastle United dhe Aston Villa janë të interesuar për transferimin e Emmanuel Adebayorit.
Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, përcjell Gazeta Express.
35 vjeçari është lojtar i lirë pasi u largua nga klubi turk, Kayserispor në muajin dhjetor.
Prandaj, futbollisti afrikan mund të rikthehet në Premierligë, ku kishte luajtur me sukses vite më parë.
Adebayor i kishte disa eksperienca në kampionatin anglez me Arsenalin, Manchester Cityn, Tottenhamin e Crystal Palacen.
Nga viti 2017, futbollisti nga Togo ishte pjesë e futbollit turk.