Fjalë Kyçe

Klubi anglez e do Muriqin, ofron 20 milionë euro për sulmuesin e Kosovës

Klubi anglez e do Muriqin, ofron 20 milionë euro për sulmuesin e Kosovës

Klubi anglez West Brom ka shfaqur interesim ta blejë sulmuesin kosovar të Fenerbahces, Vedat Muriqin, dhe është i gatshëm t’i ofrojë 20 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij.

West Brom, megjithatë, mund të ëndërrojë ta ketë Muriqin në skuadër vetëm nëse e siguron promovimin në Premierligë për sezonin e ardhshëm.

Njëlloj si Premierliga, edhe Championship – niveli i dytë i futbollit anglez – synon ta rifillojë sezonin në fillim të muajit të ardhshëm dhe West Brom renditet i dyti me 70 pikë, një më pak se lideri Leeds United dhe gjashtë më shumë se Fulham në pozitën e tretë.

Dy klubet e para promovohen direkt, katër të tjera luajnë në play-off për promovim.

Por West Brom do të përballej me konkurrencë të fortë në treg për 26-vjeçarin nga Prizreni, i cili është dëshirë edhe e Jose Mourinhos në Tottenham, Lazio dhe Serie A dhe Manchester Unitedi në Premierligë, po ashtu.