Meqenëse ditëve të fundit në rrjetet sociale apo në ndonjë nga portalet kanë filluar të qarkullojnë informata se kinse individ të caktuar, apo grupe njerëzish, në emër të Klubit të Futbollit “VËLLAZNIMI”(Gjakovë), po i japin përkrahje apo nënshkrime mbështetjeje këtij apo atij individi apo grupi në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës,
Klubi i Futbollit “Vëllaznimi” e jep këtë njoftim.
Përmes të cilit të gjithë tifozët e klubit, opinioni i gjërë sportdashës i Kosovës dhe organet kompetente të FFK-s, njoftohen me sa vijon:
Sipas Statutit të FFK-s (neni 26 pika 2-b), Vëllaznimi, si anëtar i Ligës së parë të Kosovës, në Kuvendin e FFK-s ka të drejtë të përfaqësohet me 1(një) delagat. Duke u nisur nga kjo, Bordi i Klubit ka vendosur që nga 2(dy) delegatët që i ka pasur në Kuvendin e kaluar të FFK-s, kësaj here mandatin t’ia vazhdoi Dr. Gazmend Boshnjakut. Nisur nga kjo, vetem Dr.Boshnjaku mund t’i prezantoi qëndrimet e K.F.”Vëllaznimi” në Kuvendin e FFK-s ose lidhur me këtë kuvend. Çdo tentim i ndonjë individ tjetër që ta bëjë një gjë të tillë, paraqet tentim për manipulim për interesa individuale apo grupore.
Për K.F.”Vëllaznimi” – Gjakovë, AGIM CANA, President. /GazetaAlo