Fjalë Kyçe

Klubi i Ligës së Parë me vetëm dy futbollistë në bankën e rezervistëve!

Klubi i Ligës së Parë me vetëm dy futbollistë në bankën e rezervistëve!

Në mungesë të katër futbollistëve për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve (4 të verdhë) dhe disa largimeve të fundit, ekipi i Kikës nga Hogoshti ka udhëtuar me vetëm 14 futbollistë për duelin ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, shkruan Gazetasheshi.com.

Trajneri Hetem Sogojeva nuk pati mundësi të bënte më shumë se dy zëvendësime, pasi që aq ishte numri i futbollsitëve që gjendeshin në stolin e rezervave, duke mos e përfshirë ‘gardianin’ Ferid Imeri.

Në fund skuadra bardhekaltër pësoi disfatë me rezultat 2-0, por nuk mbahet mend të ketë patur këtë krizë të futbollistëve.

Më poshtë e keni edhe protokollin e ndeshjes në të cilën mund të shihet më së miri për krizën e futbollistëve te hogoshtasit:

Kika ndodhet në pozitën e 15-të të renditjes tabelare me 23 pikë dhe në këtë situatë do largohej nga liga.

Bardhekaltërit janë vetëm një pikë larg zonës që siguron ndeshjen e barazhit.