Faqja zyrtare e Werder Bremenit në Twitter e ka komentuar barazimin e Kosovës ndaj Bullgarisë si dhe performancën e yllit të tyre, Milot Rashicës.
Klubi i Milot Rashicës me reagim befasues pas ndeshjes me Bullgarinë
March 26, 2019
Faqja zyrtare e Werder Bremenit në Twitter e ka komentuar barazimin e Kosovës ndaj Bullgarisë si dhe performancën e yllit të tyre, Milot Rashicës
Kosova luajti baraz 1-1 me Bullgarinë në Fadil Vokrri në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.
Milot Rashica në këtë takim luajti për 90 minuta dhe kishte disa raste të mira shënimi, por që fati nuk ishte më të. Ai gjithashtu gjatë ndeshjes shumë herë rrëshqitit shkaku i terrenit të lagët.
Faqja zyrtare e Werder Bremenit në Twitter ka bërë një postim për Kosovën ku e ka ka thënë se ishte turp që Dardanët nuk fituan pasi vërtetë treguan në paraqitje të madhe.
“Milot Rashica luajti 90 minuta sonte, turp që Kosova nuk arriti ta fitojë këtë ndeshje,” shkruan faqja zyrtare e klubit të 22 vjeçarit nga Vushtrria.