Fjalë Kyçe

Klubi italian nuk heq dorë nga Rashica

Klubi italian nuk heq dorë nga Rashica

Napoli do të tentojë ta transferojë mesfushorin kosovar, i cili duket më afër kalimit në Leipzig, por atë e duan edhe klubet tjera të mëdha evropiane

Milot Rashica nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Ylli kosovar po mendon ta shpëtojë Werder Bremenin të mbetet në Bundesligë, e më pas të mendojë për klubin e ri.

Një gjë është e sigurt: futbollisti ofanziv do të largohet nga klubi aktual në javët në vazhdim.

Interesimi i klubeve evropiane për shërbimet e përfaqësuesit kosovar është i madh.

Atë e duan klubet nga ligat më të forta evropiane, shkruan Gazeta Express.

Njëri prej klubeve që nuk po heq dorë për vushtrriasin është Napoli.

Klubi italian do të tentojë deri në fund për yllin kosovar, i cili duket se është më afër transferimit në Leipzig.

Klui gjerman i ofron 15 milionë euro për Rashicën, të cilit ia ka ofruar një rrogë prej 2.5 milionë eurosh në vit.

Por, nëse Werderi mbetet në ligë, do t’i kërkojë së paku 25 milionë euro për ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses.

Gjithashtu, Rashicën e duan edhe Milani e Lazio në Itali, Borussia Dortmundi e Hertha Berlini në Gjermani dhe Liverpooli, Aston Villa e Wolverhamptoni në Angli.

24 vjeçari ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.

Ai i ka realizuar 11 gola këtë sezon me klubin gjerman.