Klubi i Femrave në Hendboll, Istogu do të marrë pjesë në gara evropiane sezonin e ardhshëm.
Por, përkundër sukseseve të mëdha që kanë pasur ndër vite, KHF Istogu ka vite që nuk e di se çka është luash si vendas, transmeton Indeksonline.
Ky klub nuk ka palestër ku mund t’i zhvilloj ndeshjet, prandaj detyrohet që ndeshjet t’i zhvilloj në palestra tjera.
Ata që 16 vite nuk kanë palestër dhe mund të thuhet se ata asnjëherë nuk kanë luajtur ndeshje si vendas.
Mbetet të shihet se a do t’i dalin në ndihmë institucionet shtetërore por edhe ato lokale KHF Istogut.