Fjalë Kyçe

Klubi kosovar sjell risi, bëhet me Fanshop dhe i shet produktet në mënyrë elektronike

Klubi kosovar sjell risi, bëhet me Fanshop dhe i shet produktet në mënyrë elektronike

Tifozët e Llapit do të kenë tash e tutje adresë se ku t’i blejnë produktet e klubit, të cilat mund t’i bëjnë të vetat edhe në mënyrë elektronike. Llapjanët e sollën një risi në futbollin kosovar

Klubi i futbollit Llapi e ka sjell një risi në futbollin kosovar, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, llapjanët kanë njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes për hapjen e Fanshopit dhe shitjes së produkteve të klubit në mënyrë elektronike.

“Është finalizuar marrëveshja mes drejtuesve të klubit dhe dy përfaqësuesve nga Gjermania, Alban Batatina dhe Ardian Batatina që KF Llapi të jetë klubi i parë me Fanshop dhe produktet online në shitje”, njofton fillimisht klubi llapjan.

“Pas kërkesave të shumta, tifozët e Llapit gjithandej së shpejti do t’i kenë pajisjet e klubit si fanella, shalla, trenerka etj, që do mundësohen nga Fanshopi zyrtar i Llapit. Për hapat tjerë do ju njoftojmë me kohë!”, njofton tutje klubi i IPKO Superligës.