Fjalë Kyçe

Klubi turk në ndjekje të talenteve shqiptarë

Klubi turk në ndjekje të talenteve shqiptarë

Pas afrimeve të Gentian Selmanit dhe David Domgjonit, klubi i Menemenspor është fiksuar pas futbollistëve shqiptarë dhe po tenton të tjerë talente nga Kategoria Superiore.

Ernest Muçi, Kyrian Nwabueze, Saliou Guindo dhe Sherif Kallaku janë disa nga emrat që kanë përfunduar në radarët e klubit nga Izmiri, por sëfundmi duke iu referuar medias turke “Yeniasir” Menemenspor interesohet për talentin e mesfushës Jurgen Çelhaka.

Gjithsesi 19-vjeçari i cili është një titullar fiks te skuadra bardheblu është nën kontratë me Tiranën dhe bardheblutë do të kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij.

Mbetet për t’u parë nëse klubi nga Izmiri do t’i ofrojë Tiranës një shumë të majme për kartonin e Çelhakës apo do të tentojë të afrojë pa paguar asnjë qindarkë diçka që duket e pamundur të ndodhë pasi mesfushori 19-vjeçar dhe sulmues Ernest Muçi janë e ardhmja e klubit bardhezi nga të cilët, Tirana kërkon të përfitojë sa më shumë.