Fjalë Kyçe

KMDLNJ reagon pas vendimit për mbylljen e lojërave të fatit

KMDLNJ reagon pas vendimit për mbylljen e lojërave të fatit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut nëpërmjet një komunikatë për media reagon në lidhje me vrasjet e fundit që kanë ndodhur në dy kazino si dhe për miratimin e një rezolute nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Sipas KMDLNJ-së pas vrasjeve në dy kazino (Mushtisht dhe Lipjan) të personave të punësuar, me të drejtë pati reagime të opinionit e të cilat pastaj u bartën te institucionet që, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës miratuan një rezolutë që të mbyllen kazinotë dhe lojërat e fatit për një periudhë 10 vjeçare pasi të jenë përmbushur procedurat ligjore për ndalimin e lojërave të fatit përmes ndryshimit të ligjit.

Kazinotë dhe lojërat e fatit në Kosovë , duke punuar pa leje dhe në një terr informativ, si pasojë  kanë pasur disa raste që kanë përfunduar me fatalitet, ka pasur plaçkitje të armatosura dhe kanë shkaktuar shumë probleme personale (të frekuentuesve) si dhe tragjedi familjare, thuhet në deklartën e KMDLNJ-së

KMDLNJ ka shprehur keqardhje dhe hidhërim për humbjen e jetëve të cilët, duke u detyruar ta bëjnë një punë për vete dhe familjen, kanë bërë punë që në rrethana tjera mbase nuk do ta bënin. Mbyllja e kazinove dhe lokacioneve të lojërave të fatit sipas KMDLNj-së nuk do ta ulin shkallën e kriminalitetit por rrtitja e pranisë së shtetit ligjor, kontrollet dhe mbikëqyrja e rregulltë, duke i detyruar t’i përmbahen rregullave fiskale, sigurisht se do të ndikonin dhe do të kontribuonin në uljen e krimit si dhe në rritjen e shkallës së mbledhjeve të taksave dhe tatimeve e që nuk është bërë deri më tani, në deklaratën

Për fat të keq ka pasur raste kur gjatë plaçkitjes së institucioneve financiare dhe bankave ka pasur viktima por se nuk është mbyllur institucioni apo aktiviteti.

KMDLNj vlerëson se mbyllja e kazinove dhe lojërave të fatit mund të ketë efekt momental për ulje të kriminalitetit i cili pastaj do të drejtohej në adresa ku mendohet të ketë para.

KMDLNj kërkon përgjegjësi nga ata që kanë lejuar që kazinot të punojnë pa licencë një kohë të gjatë sikur që kërkon që këto kazino dhe lojëra të fatit të detyrohen të paguajnë taksa dhe tatime në mënyrë retroaktive një pjesë e së cilës pastaj do të shkonte familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre nga ky aktivitet kriminal i lejuar.

Në deklartën KMDLNj ka thënë se mbyllja e kazioneve nuk mund të afatizohet për një periudhë 10-vjeçare.

“KMDLNJ mendon se mbyllja e kazinove dhe lojërave të fatit nuk mund të afatizohet për një periudhë 10 vjeçare dhe se ky pezullim nuk mund të zbatohet gjeneralisht por vetëm në raste të caktuara, sikur që veprohet edhe për bizneset tjera”, thuhet në deklartë.