Fjalë Kyçe

“Ko me ta çky barkun thikë”, kërcënohet e sulmohet postieri i Gjykatës Themelore në Mitrovicë

“Ko me ta çky barkun thikë”, kërcënohet e sulmohet postieri i Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Postieri i Gjykatës Themelore në Mitrovicë ka raportuar sot në Polici, se dje në mesditë është kanosur nga një person, derisa ka qenë në rrugën “Haxhi Zeka” në Vushtrri.

Viktima ka deklaruar në Polici se i dyshuari e ka kërcënuar me fjalët “kom me ta çky barkun thikë” dhe me fjalë tjera ofenduese.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që ky postier përballet me të dyshuarin.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se më 17 mars, postieri kishte shkuar t’ia dorëzojë të dyshuarit ftesën për t’u paraqitur në Gjykatë, por këtë ftesë, i dyshuari kishte refuzuar ta marrë dhe më pas e ka sulmuar fizikisht postierin e Gjykatës.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas, në konsultim më prokurorin kujdestar, ai është liruar në procedurë të rregullt.