Fjalë Kyçe

Koalicioni i dytë që pritet të dorëzohet në KQZ

Koalicioni i dytë që pritet të dorëzohet në KQZ

Aleanca Kosova e Re do ta dorëzojë koalicionin me Nisman Socialdemokrate në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli e ka konfirmuar lajmin. Ka thënë se pak para orës 21.00 do ta dorëzojnë koalicionin.

Gjithashtu edhe Islam Pacolli në një prononcim për Persikopin tha se ata do të veprojnë sipas rregullave: “Na i respektojmë rregullat dhe do ta dorëzojmë koalicionin”, tha shkurt Pacolli për portalin Periskopi.

Ky koalicion do të dorëzohet rreth orës 20:45 në KQZ.

Ndërsa, LDK dhe VV ende nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje të pranueshme për të dyja partitë.

Posti i kryeministrit ka lënë pezull mundësinë e një koalicionit mes këtyre dy partive.