Fjalë Kyçe

Koci: Derisa ne po bëhemi cop e grim ndërmjet vete,në Beograd vaksinimi po bëhet pa ndalur

Koci: Derisa ne po bëhemi cop e grim ndërmjet vete,në Beograd vaksinimi po bëhet pa ndalur

Thuajse çdo fytyrë publike ditëve të fundit është e përkushtuar në ndryshimet politike dhe institucionale të cilat po ndodhin në vend.

E lidhur me këtë ka reaguar avokati, Arianit Koci.

Sipas Kocit derisa tek në po bëhen cop’ e grimë ndërmjet vete, politikisht dhe në forma të tjera, në Serbi qytetarët po vaksinohen me të madhe.

Ai theksoi se tek ne ndoshta në qershor fillon vaksinimi, por që me rënësi të gjithë po merren me politike, askush me pandemi, ekonomi, arsim, shkencë e kulturë, transmeton lajmi.net.

Postmi i plotë:

Derisa ne bëhemi “cop’ e grim’” ndërmjet vete – politikisht dhe në forma tjera, fqinjtë tanë në Serbi, po vaksinohen me të madhe.

Në Beograd, në Qendrën e Panaireve, vaksinimi po bëhët pa ndalur.

Krejt çka duhet është regjistrimi përmes internetit apo mënyrave tjera, dhe qytetari vaksinohet.

Madje, mund të vaksionohen edhe personat që nuk janë të regjistruar.

Për ata janë rendet e veçanta, ku pritja është rreth 30 min, për shkak procedurës së regjistrimit.

Këtë fakt e konfirmova personalisht, për shkak se jam në Beograd.

Madje, kisha gjasa edhe une vet me u vaksinu.

Natyrisht, nuk tentova, për shkak se dikush mundet pastaj me e keqpërdorë politikisht.

Ku jemi ne?

Ndoshta në qershor fillojmë…

Me rëndësi është që të gjithë po merremi me politikë.

Askush nuk merret me pandemi, ekonomi, arsim, shkencë dhe kulturë.