Avokati i njohur, Arianit Koci, ka thënë se do ta mbronte Vucicin pa pagesë nëse ai do ta pranonte fajësin, pasi që mohoi Masakrën e Reçakut.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, duke folur për dënimin e ish-ministrit serb, të Kosovës, Ivan Todosijevic, e quajti vetë Masakrën e Reçakut trillim e të inskenuar nga William Walker.
Zyrtari i Listës Serbe, ndërkaq, u dënua me 2 vjet burgim, pikërisht se kishte bërë deklaratën e njëjtë për këtë masakër.
Megjithëkëtë, Prokuroria Speciale nuk ka dhënë informata nëse për deklarimet e Vucicit do të mund të nisë një hetim.
Por, një avokat i cili përfaqësoi një familje që pati viktima në masakrën e Reçakut, Tomë Gashi, ka ushtruar tashmë kallëzim penal ndaj president të Serbisë.
Mirëpo, avokati Arianit Koci ka thënë se institucionet e drejtësisë do ta kenë të vështirë ta hetojnë presidentin e Serbisë për këtë deklaratë.
Koci ka deklaruar se “do ta mbroja Vucicin pa pagesë, nëse e pranon fajësinë për mohimin e Masakrës së Reçakut”.
Ndryshe ndaj deklaratave të Vucic, sot ka reaguar BE edhe Walker.