Avokati, Arianit Koci, ka thënë se vendimi për mbylljen e lojërave të fatit është vendim ad-hoc, duke potencuar se kjo çështje në Kosovë rregullohet me ligjin për këto lojëra.
“Ka biznese që kanë investuar sepse ka qenë një ligj. Të mbyllen brenda natës, është kundërligjore. Në lojëra të fatit shumica e investitorëve janë të huaj. Me ndalim të lojërave të fatit do të zhvillohet informaliteti”, ka thënë Koci, në Klan Kosovës.
“Jam që ato të jenë nën kontroll të rreptë. Jam që të hiqen krejt nga qyteti. Qeveria e ka pasë një kocept-dokument”, tha ai.
Pas vendimit për mbylljen e tyre, Koci ka thënë se është krijuar bazë që të paditet shteti.
“Do të fillojmë padinë ndaj shtetit… Investimet e huaja janë të mbrojtura me ligj. Ato nuk mund të ndryshohet me arbitraritet ligjor, që ka bazë për padi ndaj shtetit. Janë katër mijë familje që do të mbesin me të papunë”, tha Koci.