Fjalë Kyçe

Koci thotë se Kurti mund të bëhet edhe deputet, nuk ka ndalesë nga gjykata

Koci thotë se Kurti mund të bëhet edhe deputet, nuk ka ndalesë nga gjykata

Këtë, Gjykata Kushtetuese e bëri me aktgjykimin ku konstatoi që Avdullah Hoti nuk i kishte 61 vota kur u zgjedh kryeministër.

Mirëpo vëmendje të madhe mori edhe një pikë tjetër në vendimin e Kushtetueses. Bëhet fjalë për pikën e cila thotë se asnjë person që ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale me vendim të formës së prerë në 3 vitet e fundit, nuk ka të drejtë të kandidoj në zgjedhje.

Juristë të ndryshëm por edhe vetë ish kryetari i kësaj Gjykate, Enver Hasani, komentuan në lidhje me këtë cështje, që sipas mendimit të tyre ky vendim ia pamundëson të garoj edhe Albin Kurti.

Kjo pasi që kreut të LVV-së, në shtator të viti 2018 i ishte vërtetuar një dënim me burgim me kusht.

Por, interpretim krejt tjetër ka avokati Arianit Koci. Kjo me arsyetimin se është obligim që ndaj liderit të LVV-së, por edhe të tjerëve, të aplikohet ligji më i favorshëm për ta.

Ndërkohë një ditë më parë, vetë Kurti por edhe këshilltari i tij ligjor, Blerim Sallahu, u treguan të matur rreth kësaj çështjeje, me arsyetimin se do presin publikimin e aktgjykimit të plotë.

Megjithatë, një anëtar i LVV-së në Komisionin Qëndron të Zgjedhjeve, thotë se kjo e fundit nuk ka mundësi që ta interpretojë ndryshe nga ajo se çka deklaron Koci, këtë aktgjykim të Kushtetueses.

Adnan Rrustemi shton se bartës i listës së Lëvizjes në zgjedhjet e ardhshme nacionale pritet që përsëri të jetë Albin Kurti, ndonëse ende ky vendim nuk është marrë në organet e këtij subjekti politik.